Padi penale kundër ministrit të Zaevit, ka penguar shitjen e një firme në vlerë prej 11 milion euro ?!

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor dje morën padi penale përshkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë shitjes të firmës DIAMED, një kompanie të huaj, marrëveshje kjo mbi 11 milion euro, transmeton Zhurnal.

Filipçe dhe Den Donçev i kanë treguar të pavërteta investitorit suedez me qëllim që të heqë dorë nga blerja e firmës maqedonase e cila disponon me qendra për dializa në vend dhe me ndikimin e tyre kanë shkaktuar dhe anulim të shitblerjes. Kështu pohojnë nga zyra e avokatëve Davidoviq Jankoviq të cilët e përfaqësojnë paditësin.

“Klienti im është dëmtuar, përshkak fushatës kundër shitjes nga ana e drejtorit të FSSHM dhe ministrit të shëndetësisë me qëllim të njejtit të realizojnë interes dhe në dëm tonin. Dëshmi ka, biseda mes Filipçes dhe drejtorit të Diaverium. Sido që të vendosë Prokuroria, do të shfrytëzojmë të gjitha instancat që e vërteta të mësohet”, thotë Zvonko Davidoviq, avokat.

Nëse kanë keqpërdorur funksionet, Televizioni Sitel ka komunikuar dhe ka kërkuar përgjigje nga të akuzuarit. Den Donçev në një bisedë telefonike ka vërtetuar padinë dhe se po përgadisin dokumentacionin për rastin dhe argumentet e tyre do ti parashtrojnë ditëve në vijim.

Nga Prokuroria thonë se hetimi ende po vazhdon dhe është zgjeruar me disa persona tjerë të involvuar.

“Lënda për të cilën pyetni është në procedurë hetimore. Pas mbledhjes së dëshmive materiale dhe verbale, hetimi është zgjeruar edhe me persona tjerë të involvuar. Për lëndën po veprohet vazhdimisht, po dëgjohen persona për të cilët prokurori publik ka vlerësuar se mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit dhe pritet ekspertiza pas urdhërit të dhënë për ekspertizë ekonomike dhe finansiare”, thonë nga Prokuroria.

Kjo lëndë për qendrat e dializës u hap në fund të tetorit vitin e kaluar.