Po hetohet rast i prostitucionit të një vajze 14 vjeçare nga Shtipi

Shpërndaje

Në lidhje me akuzat në disa medie për përfshirje të një vajze 14 vjeçare nga Shtipi në rrjetin e prostitucionit të minoreneve në vend dhe jashtë vendit, shefi i Repartit për Informacione me Karakter Publik në MPB Suzana Praniq për MEDIAL-n thotë se po punojnë në këtë rast, por në interes të hetimit nuk mund të kumtojnë hollësi.

Deklarata zyrtare nga MBP-ja është se ata në koordinim me Prokurorinë Publike dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale po punojnë në këtë rast. Zëdhënësja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Irena Smijanska na u përgjigj se fëmija është në vend të sigurt.

Hollësitë për këtë rast do të vijnë pasi institucionet adekuate do të përfundojnë me hetimin e plotë sepse, siç thonë përfaqësues të tyre, për momentin gjithçka është në nivel të spekulimeve të cilat mund ta dëmtojnë hetimin.