Pse BDI nuk është pjesë e bisedimeve?…përgjigjet Milloshoski!

Shpërndaje

Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski në një intervistë sonte për mediat ka sqaruar shumë gjëra mbi ndodhitë e fundit në vend e mes tyre edhe për atë se pse BDI nuk është pjesë e bisedimeve për ligjin mbi prokurorinë publike dhe fatin e PSP.

‘Mendoj se nuk është e saktë deklarata, ajo që na habit neve është propozim ligji që ka ardhur nga qeveria, dhe na ishte sqaruar se është dakorduar ligj mes LSDM dhe BDI në parlament shohim se të dyja bashkë kanë 30 amandamente të propozim ligjit, tekst ky që kishte ardhur nga qeveria. Nëse është ndonjë taktikë ose lojë politike të cilën e luan BDI përmes LSDM ose e kundërta ose mund strategji e përbashkët e tyre një gjë që nuk ka pasur sukses më herët, të vendosin tekstin e ligjit për prokurorinë, nuk e di por mendoj se të dy partitë ende kanë ndikim serioz dhe interes në atë se cfarë drejtimi do të merr propozim ligji për prokurorinë’, sqaron Miloshoski./TV21