Rama qetëson qytetarët në Durrës: Nuk ka vend për panik, situata nën kontroll (Video)

Shpërndaje

Edi Rama është zhvendosur në Durrës për të parë nga afër situatën pas tërmetit, ndërsa ka ndarë edhe grupet e punës vetë, ku bëjnë pjesë ministra dhe deputetë. ‘Nuk ka vend për panik, njerëzit duhet të jenë sa më të qetë. Kush ka shqetësim dhe ndjen pasiguri ka në dispozicion 700 shtretër në dy strukturat e ministrisë së Mbrojtjes dhe Brendshme te kavaleshenca.

Po bëhet gati struktura te stadiumi për cdo rast nevoje për të qenë jashtë mureve të shtëpisë dhe kaq është e mjaftueshme për ditën e sotme. Disa nga mediat janë fokusuar te alarmi dhe ca se jo të gjithë janë para TV për të ndjekur shqetësimet, prandaj kontakti i drejtpërdrejt është i paçmueshëm” tha ai.

Edi Rama është zhvendosur në Durrës për të parë nga afër situatën pas tërmetit, ndërsa ka ndarë edhe grupet e punës vetë, ku bëjnë pjesë ministra dhe deputetë. Me tej kryeministri eshte zhvendosur ne stadiumin ”Niko Dovana” ku ka takuar qytetaret e sistemuar aty, te cilet jane strehuar, kane marre sherbim shendetesor dhe ushqim nga shteti.

Qytetaret e kane falenderuar kryeministrin per te gjithe angazhimin shteteror. Nje zonje e moshuar teksa fliste me kryeministrin u shpreh shume falenderuese ndaj angazhimit shteteror, duke theksuar se qekur ka vajtur aty, eshte vizituar nga mjeket dhe gjithçka eshte ne rregull. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se nuk duhet falenderuar pasi aq eshte mundesia e aq po behet, por deshira eshte edhe me e madhe.

Edhe qytetare e qytetare te tjere ne stadium jane shprehur se angazhimi i shtetit ka qene shume i mire dhe i shpejte dhe se ndihen te sigurte. Kryeministri nga ana e tij theksoi se nuk ka vend per panik dhe se situata tanime eshte nen kontroll.