Rriten sërish temperaturat, si do të jetë moti sot në Maqedoni

Shpërndaje

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e fortë veriore në pjesët veriore, duke shkaktuar temperatura më të ulëta ditore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri 17 gradë celsius, kurse temperaturat e ditës do të shkojnë nga 21 deri në 33 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 15 gradë, dhe ditën do të rritet në 28 gradë.