Seanca për shkarkimin e Katica Janevës është caktuar për nesër

Shpërndaje

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, e caktoi për nesër seancën për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Mandati i Janevës si prokurore speciale përfundon më 15 shtator. Ajo aktualisht është e dyshuar për çështjen “Reket” dhe është në paraburgim në burgun e Shkupit në Shuto Orizari.

Janeva, në paraburgim, nënshkroi një vendim për transferimin e çështjeve të PSP, në Prokurorinë Publike. Procesi i marrjes së çështjeve nga një ndjekje penale në tjetrën filloi këtë mëngjes.

Prokurori i Përgjithshëm Ljubomir Jovevski vuri në dukje se nuk ka asnjë pengesë që “bombat” të jenë prova të mëtejshme në hetimet e PSP.

Ai gjithashtu sqaroi se çështjet pas marrjes në dorëzim do të shpërndaheshin nga prokuroria dhe prokurorët, dhe se çështjet që janë në fazat e gjykimi do të mbesin tek prokurorët e PSP.

“Prioritet do të kenë rastet që janë në fazat e gjykimit” – tha Joveski.

Sa i përket prokurorëve të PSP-së, siç sqaroi prokurori publik, Këshilli i Prokurorëve Publikë do t’i kthejë ato në zyrat e prokurorisë nga kanë ardhur.