Si e dërgoi Janeva letrën e shkruar me kompjuter?!

Shpërndaje

Disa nga prokurorët e Prokurorisë Speciale më thanë që letra e Katica Janeva për dorëzimin e çështjeve nga PSP në PP shkruhej në kompjuter dhe në dorë. Kush i dha Janevës letrën, të shkruaj në një kompjuter, në të cilën ajo shkruajti diçka me dorë? Duhet të ngrihet një komision parlamentar që të merret me këtë skandal, i cili do të hetojë këtë, tha profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev sonte në TV Telma, përcjell FLAKA.

“Kush ia dha Janevës letrën e shkruar në kompjuter? Kush hyri dhe vizitoi Janevën? Dihet. Inçizohet. Drejtori i burgut Shutka, Esad Rahiq, duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve. Duhet të ngrihet një komitet parlamentar. Kush mund të ketë një kompjuter në burg? Diçka ngec këtu”, tha profesori Kallajxhiev.

Rastet e Prokurorisë Publike Speciale që janë nën procedurë gjyqësore, hetimore dhe paragjyqësore janë në duart e Prokurorisë Publike të Maqedonisë, tha Lubomir Jovevski, Prokuror Publik i Shtetit. Më parë, Prokuroria Publike pranoi një letër nga Janeva në paraburgim ku thuhej se çështjet e PSP të shkojnë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike për ndjekje të mëtutjeshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.