Tahiri-gjykatësve: Do ishit më fisnikë të më dë.nonit si trafikant dr.oge

Shpërndaje

Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri ka sfiduar edhe gjyqtarët pasi e lanë të lirë. Duke folur për mediat, Tahiri është shprehur se nuk e kuptonte vendimin e dhënë ndaj tij.

‘Do të ishte më fisnike që gjykata të më kishte dë*nuar si trafikant dr*oge, se sa për një gjë që nuk e kuptoj’, është shprehur për gazetarët Saimir Tahiri.

Vendimi është dhënë mbrëmjen e sotme nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahirin, që janë ‘trafik i lëndëve nar*kotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dën*ohej me 12 vite bu*rg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.