Takimi i Zaevit me Mickoskin mbyllet pa marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë

Shpërndaje

Pas shtatë orëve, negociatat midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike përfunduan pa marrëveshje konkrete. Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën të dakordohen rreth dallimeve kyçe për ligjin për Prokurori Publike dhe për statusin e ardhshëm të PSP-së, njofton Koha.mk

Burime të ekipit negociues të LSDM-së njoftuan se VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Pushteti ka ofruar të bëhet një prokurori e re për korrupsion të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, ndërsa i mbështetur nga 61 deputetë i cili do të mund të ngritë lëndë derisa konfirmohet se ka krim edhe në pushtet. Opozita kërkoi tek ai që të transferohen edhe lëndët nga 18 muajt e para të hapura nga PSP-ja, duke kërkuar mundësi për vjetërsimin e tyre, zvarritje dhe pamundësi të përfundimeve të tyre gjyqësore.

Nga LSDM-ja thonë se shteti më në fund ka ndërtuar sistem të pavarur gjyqësor i cili funksionon pa pengesa, i cili nuk mund të jetë i penguar nga cila do parti politike. Pushteti apelon për sjellje me përgjegjësi dhe shtetëror të të gjithë aktorëve politikë duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në.

Deri më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Janeva me njoftimin nga burgu ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët nga PSP-ja të kalojnë në Prokurorinë Publike. Prej atje sot konfirmuan kanë dërguar shkresë deri tek PSP-ja për marrjen e lëndëve.

Në pajtim me autorizimet ligjore, Prokurori publik Lubomir Joveski duhet të caktojë se cili prokuror publik do ta vazhdojë secilën prej lëndëve . Me këtë, sipas pushtetit, tani më lëndët e PSP-së nuk varen nga politikanët, por vetëm nga institucioni i pavarur gjyqësor i kryesuar nga Joveski.

Nuk dihet nëse në periudhën në vijim sërish do të ketë takime midis ekipeve negociuese nga të dyja palët./alsat/