Vanhojt: VMRO dhe LSDM kishin marrëveshje jashtë procesit të Përzhinos për zgjedhjen e Janevës

Shpërndaje

Katica Janeva duket se ishte zgjedhje e Nikolla Gruevskit por duket se ajo nuk përbënte problem tek LSDM, thekson kështu në një intervistë të fundit Piter Vanhojt i cili ishte negociatorë i bisedimeve të Përzhinos që rezultuan edhe formimin e PSP.

“Kishim shumë bisedime dhe standardizim se si të zgjidhet prokurori special dhe se secila parti të ketë kandidatin e saj. Edhe atëherë u befasuam sepse dy partitë më të mëdha kishin marrëveshje të brendëshme. Ishte paramendimi im, më pas ai kandidat ishte zgjedhur, ishte kënaqësi sepse nuk ekzistonte problem, ato biseduan dhe jashtë procesit, besova në atë kohë se ishte zhvillim i mirë por sot nuk jam i sigurtë, ndoshta ishte pjesa më e madhe e bisedimeve, nuk e di por ndoshta një ditë do të sqarohet”, thekson kështu Vanhojt.

Në këtë intervistë, ai thekson se nga pikpamja e sotme mund të thuhet se ka një prespektivë të dëshpruar për faktin se LSDM nuk paska pasur problem me sistemin por që partia ka dashur të vijë në pushtet.

“Edhe sot shihen premisat se shfrytëzojnë sistemin e atëhershëm që të qëndrojnë në pushtet, aspak nuk është i mirë ai sistem klientalist, kanë sheaf dhe klient për vendet e punës me qëllim që të sigurohen se do kenë votues”, sqaron mes tjerave Vanhojt derisa shton se amnestia para se të stopohet si proces gjyqësorë ndeshet me konceptin e respektimit të sundimit të së drejtës.