Vetëvendosje prezanton 110 kandidatët për deputetë, Kurti uron për fitore

Shpërndaje

Vetëvendosje në një ceremoni të organizuar sot ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lexuar emrat e numrat e 110 kandidatëve, shkruan arbresh.info.

Ai ka uruar gjithashtu për fitore.

“Urime për këtë listë të Vetëvendosjes, urime fitoja qysh tani dhe na prift e përcjelltë e mbara”, ka shtuar ai.

Disa nga kandidatë që kanë aderuar në Vetëvendosje pas rënies së Qeverisë dhe kanë hyrë në garën për deputetë janë edhe Shpejtim Bulliqi, Taulant Kryeziu, Mufail Bajqinovc, Hekurat Murati.

E ceremonia e Vetëvendosjes filloi me transmetimin e himnit kombëtar por jo edhe atij të Kosovës.