Zaev “shteti për të gjithë”. Maqedonasit në Shkup protesta kundër paraleles në gjuhën shqipe! (Foto)

Shpërndaje

Banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës -Shkup do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore Njegosh të këtij fshati. Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës banorët e këtij fshati njoftohen se të hënën do të zhvillohet protesta.

Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.