Zbulohet emblema zyrtare e Kupës së Botës “Katar 2022”

Shpërndaje

Emblema Zyrtare e Kupës së Botës “Katar 2022” është zbuluar sot, në një ceremoni zyrtare në kryqytetin e Katarit, Doha.

Përmes një njoftimi për media, organizatorët e këtij Botërori e kanë cilësuar “moment historik” zbulimin e logos së “Katar 2022”.

“FIFA dhe vendi pritës i Botërorit, Katari, arritën një tjetër moment historik në rrugën e tyre drejt shfaqjes më të madhe të futbollit në botë”, thuhet në njoftim.

Zbulimi zyrtar u zhvillua në kryeqytetin e Katarit, Doha, me mijëra spektatorë që panë emblemën të shfaqur në një numër ndërtesash të Dohas, përfshirë rrokaqiellin e njohur si “Burj Doha”