Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Shpërndaje

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm është zbuluar pllaka memoriale në nderim të vik*timave të sul*mit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të vik*timave të 11 shtatorit.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet zbuluan këtë pllakë në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sul*min mbi popullin mik të Amerikës.

“Kosova kujton cdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti. Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sul*met e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Pas zbulimit të pllakës memorialë Haradinaj dhe Kossnet si dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.

Ndryshe, rreth 3 mijë vik*tima humbën jetën në sul*min terrorist më 11 shtator 2001.