Zbulohet shkaku, ja pse Xherdan Shaqiri refuzoi kombëtaren e Zvicrës

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri bëri bujë në mediat zvicerane, me lajmin se nuk do të vishte fanellën helvete për dy ndeshjet eliminatore.

Shaqiri deklaroi zyrtarisht se donte të përkushtohej te skuadra e tij, Liverpooli.

Por ky justifikim nuk bindi në kampin zvicerian, që së fundmi kanë zbuluar dhe shkakun e refuzimit të kombëtares nga ana e 27 vjeçarit.

Refuzimi i përfaqësuese ka ardhur për faktin se Shaqiri ka pasur ‘qef mbetje’ me trajnerin Petkovic, në lidhje me shiritin e kapitenit, të cilin tekniku ja besoi Granit Xhakës.

Në përfundim të ndeshjes së djeshme ndaj Irlandës, ka qenë pikërisht Xhaka që është pyetur për këtë çështje dhe në përgjigje të interesit të mediave ka ftuar Shaqirin të flasin nga afër dhe më pas t’i japë shiritin.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë Xhaka për “Blick”. “Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip, me ose pa fashën e kapitenit”.