Ahmeti: Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Shpërndaje

Lideri i BDIsë Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Qerim Kelmendit,një nga themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës, e i cili u vr*a një ditë më parë më Zahaq të Pejës.

“Me mosbesim dhe dhimbje të thellë e përjetova lajmin për krimin makabër ndaj shokut tim të ditëve të hershme të organizimit tonë çlirimtar. Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën dhe aq shumë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë” – thotë Ahmeti.