Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

Shpërndaje

Në vendin tonë po vazhdon të mbajë mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje të formë së shiut dhe borës.

Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vru*ll.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për dy ditët e ardhshme.