Bora mbulon Prishtinën (Video)

Shpërndaje

Reshjet e dëborës që kanë filluar të bien kanë nisur të mbulojnë rrugët e kryeqytetit, por edhe të rajoneve të tjera, raporton Ekonomia Online.

Nga Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka ndonjë njoftim për gjendjen e rrugëve në Kosovë, por nga FFK-ja kanë njoftuar se për shkak të motit të rënduar është ndërprerë ndeshja futbollistike ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Ekonomia Online sjell disa pamje nga kryeqyteti, ku në mesditën e së premtes filloi bora me dendësi të madhe.

Kliko VIDEO