Elmi Aziri: “Shtet për të gjithë” është koncepti që përfaqëson koalicioni Aleanca & Alternativa

Shpërndaje

Në emisionin “Rruga Drejtë” me Arta Tahirin në Alsat-M është zhvilluar debat i ashpër mes përfaqësuesve të partive politike, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptaret, Arbër Ademi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Besa.

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri duke folur për ofertën politike të koalicionit Aleanca&Alternativa ka thënë: Për dallim nga Lsdm e cila përfaqëson konceptin “shoqëri për të gjithë” ne koalicion ofrojmë konceptin “Shtet për të gjithë” sepse shoqërinë e kemi pasur çdoherë, por është shteti ai që ka diskriminuar dhe nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

Prandaj ne konsiderojmë që fillimisht duhet të ndërtojmë një sistem shtetërorë që do të jetë i barabartë për të gjithë dhe pastaj shoqëria vetvetiu do të jetë për të gjithë.
D.m.th theksi është tek barazia dhe trajtimi i barabartë dhe i drejtë i shtetit ndaj çdo qytetari.