Fjalimi i plotë e Kryeministrit Kurti: “Nga 15 mars 2020, hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka prezantuar vendimin se nga data 15 mars 2020, do të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Kjo, siç bëri të ditur ai, si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

Në paraqitjen e tij para gazetarëve, kryeministri Kurti ka ftuar Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.
Fjalimi i plotë i Albin Kurtit: