Haradinaj: “Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë”

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen graduale të tarifës ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

Haradinaj, i cili kishte marrë vendim për vendosjen e tarifës kur ishte kryeministër, e akuzoi direkt kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë”, shkruan ai në Facebook.

Haradinaj rithekson se Kurti do të mbahet përgjegjës për pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkruan Haradinaj. (r.m.)