Hoxha: “Nuk ja vlen të komentohen deklaratat e eksponentëve të ДУИ-t”

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka ironizuar me eksponetët e BDIsë, ku thotë: Nuk ja vlen të komentohen deklaratat e eksponentëve të ДУИ-t, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Nuk ja vlen të komentohen deklaratat e eksponentëve të ДУИ-t, sidomos kur flasin ende për parimin e fituesit që vet e shkelën, aq më tepër kur shqiptarët i kanë dhënë edhe 20 deputetë por ata me “sojuzet” e tyre krijuan monstra politike si Nikolla Gruevski që për 8 vite bashkë qeverisje VMRO-DPMNE & ДУИ nëpërkëmbën gjithçka që ka të bën me shqiptarët.

ДУИ shumë mirë e di se ata të cilët ja prishën “sojuzin” me VMRO-DPMNE janë të njejtit që gatantojnë koalicionin fitues dhe qeverisës BESA-LSDM.

Mos keni frikë nga të qenurit opozitë pasi që kjo mund t’ju ndihmojë të pastroheni nga krimi dhe korrupsioni që ju ka mbuluar deri në fyt.

#12Prill #GameOverДУИ