Kasami: Koalicion pas-zgjedhor me të gjitha partitë që do t’i pranojnë kushtet tona

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Besa dhe ai i LSDM-së pas nënshkrimit të koalicionit kanë mbajtur konferencë për media në të cilën u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nga TV21, se a do të pranonte koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve të 12 prillit, Kasami tha se në Qeveri do të kenë vend të gjithë ata parti politike që do t’i pranojnë kushtet ose do të ndihmojnë vendin në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian, raporton TV21.

Kasami edhe njëherë deklaroi se Lëvizja Besa është parti autoktone dhe autonome.