Opozita e kontrolluar dhe opozita e vërtetë

Shpërndaje

Nga, Dervish Alimi

Vetem tek partite politike shqiptare te R.M.V mund te gjesh 2 lloje opozitash: opozita e “kontrolluar” dhe opozita e vertete. Opozita e kontrolluar ka gjetur gjithmone gjuhe te perbashket per te sunduar se bashku me poziten, njera nen hije dhe tjetra ne publik, dhe per te gjetur kete lloj “rehatie” kane bashkuar forcat per ta nxjerre jashte loje opoziten e vertete shqiptare.

Por kjo e fundit kete here ua “hetoi” lojen dhe ua “hodhi me mencuri” duke luajtur me armet dhe taktikat e tyre, per ta ruajtur definitivisht voten dhe trupin e vertete votues opozitar, dhe per ta realizuar ndryshimin e kaq kerkuar ne elektoratin shqiptar.

Tani keta vazhdojne te merren me opoziten e vertete shqiptare duke e shajtur dhe etiketuar pa i zgjedhur fjalet, sepse ndermjet veti as qe kane luftuar ndonjehere.
Por, eshte koha e fundit qe t’ia kthejne pushken njeri tjetrit sepse tani vetem njera ka gjasa te mbijetoje ne skenen poltiike…!