Pamje: Momenti i përfshirjes së Xhelal Sveçlës në përl.eshje fizike

Shpërndaje

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përfshirë në një zënkë, në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.

Sveçla ka qenë i pranishëm në një lokal kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e Sveçla ka reaguar duke u përfshirë në zënkë.

Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden tek kafet e vogla.

Numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rreth orës 16:00, në njërën prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes dhe pa nga afër këtë ngjarje. Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”.

Siç tregon gazetari ynë, i dyshuari sulmoi një të mitur (shitës të krem bananeve) pa kurrfarë arsye. E më pas, reagoi Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.
Mirëpo, i dyshuari nuk kursyeu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.