Pandeli Majko ironizon Metën: Grushti i shtetit vetëm në trurin e tij, do të kishte ndërhyrë NATO

Shpërndaje

Nga Kongresi mos prisni më shumë se fjalimet nuk është çudi që kemi pasur fjalime. E rëndësishme është të bëhen të qarta qëllimet që i kemi vënë vetes nëpërmjet këtij kongresi. 

Nuk është thjesht dhe vetëm për të bërë një kongres në momentet politike që po kalon Shqipëria, është një reflektim i thellë që ka të bëjë me qëllimet që i kemi vënë vetes dhe nuk janë të thjeshta. 

Për 30 vjet asnjë parti nuk ka fituar mandat të tretë rresht në qeverisjen e vendit. Qëllimi që i kemi vënë vetes për fushatën e ardhshme elektorale kërkon ndërmarrjen e disa detyrimeve përballë publiku pasi nuk ësht ënjë publik që e ndjek situatën e qeverisë me indiferentizëm. Përkundrazi, sepse ka edhe mpirje, por mpirje  të natyrshme në radhët e socialistëve, që na bëjnë të reflektojmë edhe nëpërmjet punimeve të këtij kongresi, për të parë ku kemi gabuar dhe cfarë mund të bëjmë më mirë”.

Mocioni, si e komentoni propozimin që Kryetari i PS të mos jetë edhe Kryeministër?

“Të jem i sinqertë, unë nuk e kam lexuar mocionin,e  kam parë në publik, duke qenë se kam qenë vetë mocionist, si rregull duhet të depozitohet pranë kryesisë së PS-së, pastaj do të jepej fjala normalisht. Firmëtarët kanë zgjedhur rrugën e ndryshme nga ajo që unë mbaj mend, e kanë ndarë publikisht. Megjithatë mendoj se kanë të drejtën e fjalës nëse do duan të flasin.  Ti thuash një partie pas dy mandateve në qeverisjen e vendit që duhet ndarë posti i kryetarit me kryeministrin, tingëllon më tepër propozim krize”.

Do të prodhojë Kongresi ndryshime në qeveri?

“Nuk besoj të ketë ndryshime në qeveri. Në të tilla raste Kongresi nuk mblidhet për ndryshime në qeveri.  Qëllimi ynë ka të bëjë me fushatën elektorale”.

Tubimi i 2 marsit, mesazhi që merr mazhoranca?

“Mendoj se jemi në kongresin e PS. Akte të tjera vlen të diskutohen por kur t’i shohim të ndodhin. Kongresi i PS është ai që aktualisht po ndodh.

Më pyetet për shëtitjen që do të bëjnë në datë 2 mars njerëzit për të protestuar, kanë të drejtën e tyre. Ne nuk diskutojmë se ç’kanë të drejtë të tjerët. Ne diskutojmë se cfarë përgjegjësisë kemi për atë që po i vjen Shqipërisë, sepse mendojmë se kemi barrë, pak më tepër se sa duhet, kemi marrë gjithë pushtetin lokal, qeverisjen ekzekutivin e vendit të vetëm.Dhe mendoj kjo nuk është barrë e thjeshtë, na bën të matur, dhe të mos themi hop, duke qenë matanë kanalit”.

Grushti i Shtetit, komenti juaj?

“Që në kemi bërë grusht shteti, duhet të pohoj apo të mohoj? Unë kam konflikt interesi se jam anëtar i qeverisë, dhe të shprehem përgjigja ime dihet.
Por mendoj se nëse në Shqipëri do të kishte grusht shteti, hipotetikisht, të parat që do të reagonin strukturat ndërkombëtare ku marrim pjesë apo kemi marrëveshje me ta, do të reagonin NATO, partnerët, fqinjët, do të bëhej një zallamahi aq e madhe sa besoj do të kishte një përsëritje të dytë të marrëdhënieve që Shqipëria krijoi gjatë vitin 97 kur u vendosën në Shqipëri trupat nga ndërkombëtarët”

Nuk besoj se jemi në një situatë të tillë, besoj se ka një acarim të marrëdhënieve mes presidenti dhe ekzekutivit, ka një projeksion të tij politik që ne do e shohim në vazhdim se ku do të dalë./ shqiptarja.com/