Sela-Mueller: Platforma ekonomike e ASH-së do të sjellë fitore në zgjedhjet e 12 prillit

Shpërndaje

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët u realizua takimi në mes kryetarit të Aleancës, ZiadinSela dhe profesorit universitar në MasseyUniversity, ekspertit të çështjeve ekonomike z. JensMueller.

Përvoja shumë vjeçare dhe e çmuar e z. Mueller pa dyshim se do të sjellë shumë dobi në finalizimin e platformës së Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të cilën edhe z. Mueller e vlerësoi si shumë efektive për përmirësimin e gjendjes ekonomike në shumë sfera dhe sjelljen e ndryshimeve të nevojshme për Maqedoninë e Veriut, gjëra të cilat sipas tij do ta sigurojnë fitoren e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,ZiadinSela në disa pika të shkurta përmendi sferat në të cilat qëndron fokusi kryesor i platformës.