Si rrallëherë, Edi Rama mban fjalimin më romantik, dedikuar Lindës

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama, fjalimin e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, e nisi krejt ndryshe nga fjalimet që jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht. Kryeministri, si rrallëherë falenderoi bashkëshorten e tij, Linda Ramën dhe foli gjatë për ndikimin dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e tij.

“E dëgjuat zërin e opozitës sime më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën, se ishte shumë më e moderuar sot, ndryshe nga debati familjaro-katundar mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua, që më kurseve në sy të këtyre shoqeve dhe kusurin do ta marr sot në Surrel për gjithçka nuk u tha këtu. Në atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet tona të brendshme, se kur vijnë dy të mëdhenjtë them ‘ku je o Lul’.”

“Unë dua ta falenderoj para jush Lindën, jo thjesht për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmon të qëndrojë me këmbë në Tokë, por edhe për faktin që ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është anti-sizmike dhe përballon edhe lëkundjet e mia me shumë qëndrueshmëri…Falë saj, fëmijëve nuk iu mungon asnjë moment ajo mbrojtja shpirtërore, mbështetja morale, kujdesi prindëror që fatkeqësisht unë e kam kaq të pamundur t’jua jap aq sa duhet!”- u shpreh ai.

Më tej, Rama përmendi dhe raportin që Linda Rama ka me të ëmën e tij, Anetën.

“Falë saj, Aneta ka gjetur një vajzë, që edhe sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standarteve dhe kritereve të saj. Aneta është më e vështirë se Bashkimi Europian për standarte, për kritere, për prioritete. Falë Lindës, të them të vërtetën unë s’kam qenë kurrë vetëm.”, përfundoi ai./anabelmagazine.com/