TaravarI: BDIja sot e mori goditjen e parë pikërisht nga rinia shqiptare

Shpërndaje

BDIja sot e mori goditjen e parë pikërisht nga rinia shqiptare që po refuzojnë nënshtrimin dhe për simbolikë mu te Sheshi Skenderbeu sot filloi rënia e diktaturës 18 vjeçare të quajtur BDI.

Të nderuar rinistë shqiptarë, sot na keni dhënë shumë vullnet, na keni bërë krenarë për atë që jeni, forca e ndryshimit dhe shpresa e këtij vendi.

Mirë që ju kemi, të guximshëm, të pa nënshtruar, dhe me dinjitet, ju sot na keni bërë krenarë duke refuzuar nënshtrimin dhe shantazhin për një vend pune.

Punësimi është e drejtë e garantuar e juaja, vendet e punës nuk janë pronë e BDIsë, ju meritoni shumë më shumë!

Ejani këndej, sepse këndej e keni lirinë, e keni vendin e merituar çdokush në bazë të aftësisë dhe meritës, këndej do të gjeni respektin, do të gjeni perspektivën dhe ardhmërinë për ju dhe për familjet e juaja.

Koalicioni Aleanca&Alternativa do ta bëj fitues çdo shqiptarë!