Tragjedia në Rramanli të Kumanovës, ndërron jetë edhe personi i gjashtë

Shpërndaje

Ndërroi jetë edhe një person nga të lënduarit prej shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 50-60 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë për Alsat nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Njoftim shtesë:

Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 62 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë banorë të fshatit. Ajo nuk i ka shpëtuar djegieve të rënda edhe pas trajtimit intensiv në Urgjencën pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Va*rrimi i të ndjeres është bërë sot në va*rrezat e fshatit.