Zaev: BDI-ja të mos e gënjej veten se do të jetë fituese (Video)

Shpërndaje

Kreu i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev tha se edhe pas koalicionit me Lëvizjen Besa është i hapur për të gjitha partitë tjera dhe tha se pret që edhe partitë tjera të reformohen dhe do të jenë pjesë e koalicionit, raporton TV21.

Duke ju përgjigjur Izet Mexhitit se qeveri nuk do të ketë pa fituesin e bllokut shqiptar, Zaev tha se BDI-ja nuk duhet ta gënjej mendjen se do të jetë fitues në këto zgjedhje.

“Do e kisha porositur partnerin e koalicionit (BDI) të mos e gënjej mendjen, koalicioni LSDM-BESA dhe partitë tjera do të jenë fituese në këto zgjedhje, jo BDIja. Edhe atë në zonën zgjedhore 6 në të cilën më së shumti maten forcat e partive shqiptare”, tha Zaev.

Zaev tha se koalicioni LSDM-BESA është një hap përpara dhe se është garancë për të gjitha etnitë, pa dallime.

Ai tha se LSDM-ja ka humbur pikë gjatë koalicionit me BDInë.