Zaev dhe Kasami sot nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

Shpërndaje

Në mesditë në Muzeun e Artit Modern që ndodhet në Kalanë e Shkupit, pritet që Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i Lëvizjes Besa Bilall Kasami të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor për të cilën TV21 njoftoi para dy ditësh.

Siç mësohet nga burime partiake, dy kryetarët janë marrë vesh për disa nga pikat programore si dhe për listat e deputetëve në gjashtë njësitë zgjedhore të vendit, raporton TV21.

Ashtu edhe siç përflitej, bartës liste në zonën zgjedhore numër 6 pritet të jetë kreu i Besës Bilall Kasami, e në këtë listë pritet që të ketë edhe kandidatë nga LSDM.

Burime të larta nga Besa ditë më parë i thanë TV21 se edhe në zonat tjera ku ka shqiptarë, siç është njësia 1,2 dhe 5 ata do të kenë kandidatë në pozita të sigurta në listë për të marrë deputetë.