Zaev: Ligji i prokurorisë përkrahet nga të gjtihë, vetëm Mickoski është kundër

Shpërndaje

Ligji për PP është mbështetur nga e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare, BE, SH.B.A., një ligj strukturor që garanton sundimin e ligjit, tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev në duelin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tek “Vetëm e vërteta” tek Kanal5.

“E gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe një pjesë e madhe e opinionit të jashtëm kanë afirmuar dhe mirëpritur ligjin për PP dhe të gjitha rastet e PSP dhe hetimet paraprake janë të garantuara. Vetëm VMRO-DPMNE dhe kreu i saj Mickoski janë kundër, sepse mbron krimin, tha Zaev.

Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të gjitha provat e pranuara nga prokuroria janë të vlefshme, shtoi Zaev.

Gjyqësori duhet të pastrohet, 90% e gjyqtarëve janë nga koha e VMRO-DPMNE-së, e cila ka ndikuar dhe ndikon në gjyqësorin për 11 vjet me vonesa të lëndëve të kthehet në gjykim, tha Zaev.

Debati në gjuhën maqedonase: