82 thika mbi foshnjën vetëm 50 ditëshe!!!

Shpërndaje

Shkruan: Xhafer Ymeri

Gjatë gjithë të kaluarës tonë duke filluar që nga pellazgët si paraardhës të ilirve e deri te gjitha këto kohërat e turbullta gjithëshqiptare ka pasë parime njerëzore bile edhe në kohërat edhe në rastet më të vështira. Parimi jonë gjithëshqiptarë me të cilën edhe Romakët edhe Bizantët edhe Osmanët e edhe Jugo (sebosllavët) na njihnin dhe nderonin ishte, është dhe do të mbetet “BESA” e shenjtë! Kur kishte vdekje në familje armiku (hasmi) i çonte fjalë dorasit (vrasësit) dhe ia jipte besën shtatëditëshe të bëhet vorrosja dhe pritja e ngushëlluesve! Ia jipte besën se “kurrë nuk do të hakmerret as në fëmi as në gra e as në shtëpi!!!

Deri as në gjith botën e ndër to edhe në tërë Shqiptarinë dhe Kosovën tonë po bëhen me mijëra vorrime, kjo fjalë dhe vepër e shenjtë “BESA” humbi sikurë mos me pas qenë kurrë! Pra edhe në këto ditë të vuajtjes dhe pikëllimit u çuan peshë 82 të ashtuquajturit të zgjedhurit nga zgjedhësit e tyre dhe i treguan tërë botes dhe Shqiptarisë se kush jan! Mu ashtu si kurrë nuk i ka njohur bota shqiptarët e Shqiptarisë edhe kur kan kaluar nëpër shekujt, vitet dhe ditët më të vështira!

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, fjalimet e 32 kuvendarve edhe pse të reja dhe të rinjë ishin për lakmi dhe krenari, me ndershmëri dhe dëshmi bindëse treguan punët e mbara që i kishin bë dhe që kishin ndërmend dhe detyrë për ti bë. Fjalimi i fundit i Vjosa Osmanit ishte si i “Bijëssë Kombit”!
Edhe ata 82 e gjysë i përcollëm me vëmendje dhe nga kurreshtja por që nga i pari u pa dhe ndëgju bindshëm se at
a as që s’u lodhën, as s’u mërzitën e as s’u skuqën! Sepse kishin ardhë me shpindë të forte dhe vetem qanin me lot krokodili për “Amerikën, Trumpin dhe Grenellin!”… I harruan vetem hajmaliat e Burdushit (chapeau Burdushit!).

Do të vie dita kur e vërteta do të dalë para syve të kësaj bote por jo ashtu si e këtyre 82 edhe gjysë.

Këtë gjysë po ia kushtoj ati votuesit në emër të “gjashtë vëllezërve” i cili megjithate, kurë e pa pashpyrtësinë e këtyre 82-ve më në fund u pendua, i erdhi keq, iu dhimb fashnja (bebja 50 ditëshe) dhe nuk e çoi thikën deri në fund, u trégua më i mëshirshëm!!!

Po më në fund edhe fjalimi i përfaqësuesit të “listës së shenjtë” më la përshtypje se ai e tha vetem ate çka i kishin thënë edhe pse ai dhe ata nuk jan të kënaqur me ate që ua dha mu kjo bote e qytetëruar edhepse vetem këta i shpalli si “Sërb (qytetarë) të shenjtë” në Kosovë! Kurse këtyre “gjashtë vëllezërve” ua bëri shumë pa të drejtë (me hile). Po ama padrejtësi edhe më të madhe u bëri këtyre të “Iliridës” së Den Baba Denit, të cilët jo vetem që e harruan abëcë-në e tyre të Manastirit por edhe harruan të numrojnë mbi 20, edhe ate falë vetem 10 gishtërinjve të duarve dhe 10 gishtërinjve të këmbëve! O Zot i madh, mos lindtë donjë që do të ket një gisht më tepër në dorë apo në këmbë si që ndodhi para do kohe se do të çohet peshë kjo bota e qytetëruar dhe do të na e humbë edhe farën edhe fisin!!!

O Zot, vetëdisoe tërë njerëzimin e botes, të lutem mos e harro edhe Shqiptarinë ama me “Luginën e Kombit, PreBuMe!!! Xhafer Ymeri