A do të shtyhen zgjedhjet për shkak të vir.usit, thirret takimi i liderëve?!

Shpërndaje

Të enjten ne ora 13 është thirrur takim liderësh per gjendjen me vir*usin korona. Takimin e konfirmoi edhe kreu i VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski. Ai nuk deshi te komentoje nëse ka gjasa të shtyhen zgjedhjet, por tha se në takim do të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej.

Këto zhvillime me këtë sëmu*ndje mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare. Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike./Alsat-M