“Acibadem Sistina” vendosi në dispozicion të qytetarëve 27 respiratorë

Shpërndaje

Në kushte të gjendjes së krizës me virusin KOVID-10, spitali klinik “Axhibadem Sistina”, së bashku me të gjithë 1000 të punësuarit e saj do të jetë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj të lira për qytetarët e shtetit, të cilët janë të prekur me këtë virus, e me nevojë edhe me marrëveshje paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në dispozicion vendosen të gjithë aparatet e lira për ventilim mekanik, respektivisht, respiratorët. Në këtë moment spitali ynë disponon me 27 respiratorë më bashkëkohorë dhe atë pediatrik, adultë dhe transportues”, informoi nga Axhibadem Sistina.

Prej aty porosisin të ndiqen rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga KOVID-19.