Ajdini i bën “diss” Grubit: “Leji bir kto fore se bash s’pot ka hije”

Shpërndaje

Deputeti i BDl-së, Artan Grubi mbrëmë ka shpërndarë ca vargje në profilin e tij në rrjetin social Facebook, bashkë me fotografi të aktivitetit partiak të hapjes së shtabit zgjedhor në Çair.

Vargjet janë të stilit të reperave, ndërsa me to siç duket Grubi dëshiron të tregojë për forcën që sipas tij partia e tij e ka në Çair.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të FRASH-së, Omer Ajdini, i cili, në stilin e Grubit, ka thurrur vargje, duke e tallur atë, përcjell in7.

KY ËSHTË “DISSI” I AJDINIT NDAJ GRUBIT:

Leji bir kto fore se bash s’pot ka hije
Nuk bohesh i ri tuj mbjell flok me fije
I ke bo do vjet, ki far pergjegjsie
Nuk lat t’ri n’ket ven pa perzan prej shpie

Shokt e tu miljona, me paret e tona
Dje erdhen prej mali, sot jon bo ikona
Shokt e interesit, tenderat jau kona
Dje ke dit e juja, po sot osht e jona

Sille ka te sillsh, bir, shit e keni punen
Shit se nuk lat ven pa e fut ju hunen
Nuk lat sen pa bo, rinin e perzunet
Vec ju ka ardh fundi, vet fundin e prunet

Bye

Ja edhe postimi origjinal i Artan Grubit: