Akt vandalist në Strimnicë të Zhelinës. Militant partiak rrënojn trotuarin e sapondërtuar!

Shpërndaje

Sjelljet e pahijshme të dy tre miltantëvë partiak që në mënyrë turpshme kanë demoluar trotuarin e sapovendosur në qendër tëfsahtit Strimnicë, ku pa kurfarë të drejte kanë marrin rolin e inxhinierit, arkitektit dhe mikqyrësit të punimeve në këtë vendbanim , ka hasur në reagime të shumta të vetë banorëvë të Strimnicës.

Për çudi po këta të njëjtët “dalëzotës” as gojën nuk e hapën kur ish kryetari i tyre për tetë vitë sa udhëhoqi me komunën, as edhe një punë të vogël nuk e bëri nga buxheti i Komunës, por në vazhdimësi i rrjepi strimnicasit duke ua marrë nga 700 e më shumë euro në emër të bashkëfinancimit , për punë të vogla që edhe i la në gjysmë dhe i bëri jashtë çdo standardi normal.

Ku ishin këta “trima” ta ngrenë zërin dhe pse vallë nuk dolën ti prishin pusetat atëherë kur ish kryetari i tyre kur edhe me parat e strimnicasve i bëri sa për sy e faqe,(shkel e shko), po dalin sot të na tregojnë se sa e duan Strimnicën, në një kohë kur të gjithë janë dëshmitarë se pas shumë viteve sadopak ka filluar të investohet në këtë vendbanim , pa mos u kërkuar para qytetarëve, por nga fonde që menaxhmenti i Komunës me shumë mund i ka fsiguruar nga organizata të jashtme ndërkombëtare.

Prandaj me të drejtë Strimnicasit e dënojn kët akt vandal dhe kriminal nga kushdo që është kryer, ndërkohë që edhe i bëjnë apel organeve të Komunës të marrin masat dhe të denoncojnë pranë organeve kompetente këtë veprim të turpshëm , kurse kryerësve të kësaj vepre vandale i pëercjellin porosinë që as mos tu shkoj mendja të pretendojnë nesër të dalin dhe të kërkojnë votën e strimnicasve./fol.mk

Ndryshe sot ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili mes tjerash thotë, “NE NDËRTOJMË, JU PRISHNI, POPULLI VLERËSON!”.

Ja reagimi tij në facebook: