Anulohet agjenda e përgjithshme e LSDM-së dhe Zaevit gjatë ditëve të ardhshme

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i anuloi të gjitha aktivitetet ditëve të ardhshme, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet e agjendës partiake me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Edhe pse sot janë caktuar takime të kryetarit Zoran Zaev me disa oda ekonomike, ndërsa nesër dhe pasnesër janë paraparë ngjarje partiake me më shumë qytetarë, udhëheqësia politike e LSDM-së vendosi të anulohen ngjarjet, pasi nuk ka vlerë më të madhe se shëndeti publik”, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovksi në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Nikollovski në konferencë shtypi i sqaroi pesë shtyllat e programit të LSDM-së, për paga më të larta, zhvillim, progres të shtetit.

“Pas Kongresit të mbrëmshëm të 24-t të LSDM-së dalim para qytetarëve me program serioz, program të ri për të ardhme më të mirë, paga më të larta, zhvillim më të madh dhe më të fuqishëm dhe progres më të fuqishëm të shtetit. I parashohim pesë shtylla të cilat sjellin transformim pozitiv për një shoqëri të përbashkët. Me masat dhe politikat në Program ndërtojmë vend të fuqishëm ekonomik dhe stabil. Anëtare, të drejtë dhe shtet ligjor të NATO-s, vend i cili me sukses negocion me Bashkimin Evropian”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se të rinjve u ofrojnë shtet të gjelbër, ekologjik, të digjitalizuar dhe inovativ për shtet dinjitoz.

EkonoMEDIAL, siç theksoi, mbetet prioriteti ynë i lartë gjatë mandatit të ardhshëm.

“Njëqind mijë vende të reja dhe rritje e madhe e të gjitha pagave! Kjo është shtylla jonë e parë dhe shtyllë bartëse e Programit. Nëse vetëm për dy vjet e gjysmë kemi arritur t’i hapim mbi 67.000 vende të reja pune konkrete, të dukshme, mundemi gjatë mandatit të ardhshëm t’i hapim 100.000 vende pune”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se 300 euro pagë minimale dhe 600 euro pagë mesatare deri në vitin 2024 është oferta e LSDM-së për qytetarët në këto zgjedhje.

“Deri në fund të mandatit të ri, asistencën sociale do ta pranojnë 34.000 amvisëri si asistencë të garantuar minimale, ndërsa 65.000 fëmijë do të pranojnë shtesë fëmijërore. Deri në vitin 2024, me arsim parashkollor do t’i përfshijmë 60% të fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeç”, theksoi Nikollovski dhe shtoi se 10 mijë fëmijë do të fitojnë kushte bashkëkohore për rritjen dhe zhvillimin cilësor.

Paralajmëroi se deri në vitin 2024 do të sigurojnë naftë “të gjelbër” falas për të gjithë bujqit.

Ai tha se pason pastrim në themel dhe i plotë i gjyqësisë dhe se gjykatësit të cilët do të vjetrojnë lëndë do të shkarkohen me automatizëm me Ligj.

Sipas tij, nëse për dy vjet e gjysmë kemi arritur të hyjmë në NATO, mundemi këtë ta bëjmë edhe në BE.

“Kemi filluar negociata me BE-në, e kemi evropianizuar Maqedoninë e Veriut dhe e kemi transformuar shoqërinë akoma më mirë. Deri në fund të mandatit, deri në vitin 2024 do t’i hapim 80% të kapitujve për integrimin në BE. Saktë dhe preciz. Përmes negociatave hapim qasje në fondet evropiane dhe i sigurojmë 2 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut. Këto i sjellin politikat tona të integrimit”, shtoi Nikollovski.

Theksoi se do të ketë kontroll rigoroz dhe dënime të larta për ndotësit dhe se ky është prioritet i lartë në mandatin e ri.

“Polici komunale në çdo komunë dhe mbikëqyrje 24-orëshe mbi shërbimet inspektuese. Trefish më shumë eko inspektorë. Dënime trefish më të larta për fabrikat të cilat nuk kanë eko filtra. Dënime dyfish më të larta për qytetarët të cilët shkaktojnë ndotje në mënyrë të palejueshme”, tha Nikollovski.

Këto, siç theksoi midis tjerash Nikollovski, janë pesë shtyllat e Programit të cilat së bashku me zgjidhjet personale të listave të kandidatëve do të sjellin fitore të re të kristaltë dhe vazhdimin e progresit sa më shumë dhe sa më mirë.