Arben Taravari: Jemi para BDIsë, me 12 prill ndodh ndryshimi i madh te shqiptarët

Shpërndaje

Sonte në emisionin “ClickPlus” në TV21, të ftuar janë, Sekretari i ASH-së, Arben Taravari dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ku debatohet për koalicionet dhe politikat e vendit, me temë “Politika për VOTA”, njofton ALBAZONE MEDIA.

“Të gjitha anketat flasin se jemi para BDIsë. Sipas të gjitha gjasave fiton ASH dhe AAA, prandaj na duhet një debat i shëndoshë. Këtë e kërkon edhe publiku, intelektualë, të ndodh edhe te ne, pse të kemi debat vetëm te pala maqedonase. Me 12 prill do të ndodh gjithsesi ndryshimi i madh te shqiptarët”, tha Taravari në Tv 21 ku debaton me Izet Mexhitin e BDIsë.

Taravari tha se tanimë është e qartë dhe e definuar se kush është opozita e vërtetë shqiptare, ajo është ASH-ja.