BDl-ja sërish me fytyra të ‘vjetra’, ja kush janë bartësit e listave për deputetë!

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDl) sot ka caktuar bartësit e listave për deputetë. Siç mëson INA është dhënë dritë jeshile për bartësit në pesë njësi zgjedhore ku do të konkurrojë BDl.

Në njësinë e parë zgjedhore bartës është Izet Mexhiti, në njësinë e dytë bartës do të jetë Arbër Ademi, në njësinë e tretë është caktuar Bekim Neziri, në njësinë e pestë është caktuar Talat Xhaferi dhe në njësinë e gjashtë Ali Ahmeti, informon INA.

Me këtë është finalizuar edhe lista me bartësit për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Pas kësaj pritet përpilimi i plotë i listave me kandidatët e tjerë.

PARTIA E ‘REFORMUAR’ ME EMRA TË VJETËR, VETËM I NDËROJNË POZITAT, NGA MINISTËR NË DEPUTET DHE NGA DEPUTETI NË MINISTËR.

NË BDI S’KA FYTYRA TË REJA!!!