Bozhinovski pretendon se pas zgjedhjeve do të arrestohen funksionarë të BDIsë

Shpërndaje

Gazetari kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili më herët ka nxjerrë edhe disa skandale për funksionarët e BDIsë dhe VMRO-së, por edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së, kësaj rradhe përmes rrjetit social Facebook ka paralajmëruar edhe arrestime që mund të ndodhin nëse delegjitimohet kjo parti në këto zgjedhje, përcjell in7.

Sipas tij, dikush duhet t’u sqarojë krerëve të BDIsë se këto zgjedhje mes tjerash, organizohen edhe për të mbushur, siç thotë ai, burgjet me to.

“BDIsë duhet sqaruar në mënyrë shkencore se këto zgjedhje janë organizuar për t’i delegjitimuar dhe bashkë me këta do të ketë edhe burgime”, ka shkruar Bozhinovski.