Çka po ndodhë me Gjykatën Speciale – Dorëhiqet gjyqtari dhe zv.kryetari i saj

Shpërndaje

Gjyqtari Keith Raynor më 19 mars 2020 i ka paraqitur kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij nga lista e gjyqtarëve ndëkrombëtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe gjithashtu edhe dorëheqjen nga posti i zëvëndëskryetarit.

Raynor ka dhënë dorëheqje nga dy pozitat e tij, pas situatës dhe krizës globale shëndetësore ndërkohë kohën e tij do t’ia kushtojë punës si gjykatës në Angli.

Lajmi për dorëheqjen është bërë publik në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë Trendafilova ka shprehur vlerësimin e saj për punën dhe kontribuin e gjyqtarit Raynor në Dhomat e Specializuara të Kosovës duk i uruar punë të mbarë në përpjekjet e tij të reja.

Gjykata Speciale ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.

Deri tash janë rreth 250 ish-luftëtarë të UÇK’së që janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dhënë përgjigje e duke heshtur para prokurorëve të Speciales lidhur me pretendimet për krime lufte të kryera gjatë dhe pas luftës.

Udhëheqësit kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së janë ftuar nga Specialja përfshirë Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Rrustem Mustafa, Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Kadri Veselin, Shukri Bujën, Sokol Bashotën, Sokol Dobrunën.

Kanë mbetur pa u ftuar Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.