Coronavirus: Rrugët e zbrazura të Prizrenit në fotografi

Shpërndaje

Qytetarët e Prizrenit e kanë kaluar ditën e parë me pjesën më të madhe të aktiviteteve biznesore e kultorure të ndaluara. Zona historike e Prizrenit gjatë ditës ka qenë e mbyllur ndërsa në mbrëmje nuk janë parë shumë qytetarë tek lëvizin.Gazetari i KALLXO.com raporton se pjesa më e madhe e njërëzve kanë qëndruar në shtëpi sipas rekomandimeve të qeverisë.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 5 raste me Coronavirus, 3 persona janë nga Stublla komunë e Vitis një nga Klina si dhe një nga fshati Bubavec komunë e Malishevës, kjo e fundit ka ardhur nga Italia.