Çun Lajçi godet Mustafën: “As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!”

Shpërndaje

Aktori i famshëm Çun Lajçi ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën duke i thënë, “As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!”, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Të Albini si të Rrahmani Isë

As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!

Ke harrua?

Jo, s’harrojmë ne, t’cilve na thoshe se suprimimi i Autonomisë, s’asht e keqe?

Ke harrua?

*
Edhe sot veprove njejt, i mbete lojal Agimit që ia mban strajcën Hashimit dhe u distancove nga të smurit me Koronavirus!

Nga populli u distancove, për nji ministër që e nënçmoi policinë e vet, tue kërkua që ushtria të dal nga kazermat!

*
Hej

Kur ti po kërkoje gjendje t’jashtzakonshme, e prishe kualicionin, i le të smurit t’vdesin në infektive!

A thua se do ta falin kur t’sherohen ?

Por s’ke faj ti!

Kam faj unë që mbeta idhtar i LDK-së, i viteve t’arta 90-98 dhe i t’shejtit Rugova.

Kanë faj mija votues që ta besuen votën!