Daut Haradinaj: E di që qytetarët kishin me u gëzu me na ra virusi

Shpërndaje

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj kur mori fjalën për të folur për seancën për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin, tha se është i vetëdijshëm se shumica e qytetarëve do të gëzoheshin, nëse deputetët do të infektoheshin me Coronavirusin.

“E di që shumica e qytetarëve ishin gëzu me bo me na ra virusi, po…”, tha Daut Haradinaj. Deklarata e tij ngjalli të qeshura mes deputetëve.Kuvendi i Kosovës është duke e trajtuar projektligjin për buxhetin e vitit 2020.