Dënohen me burg me nga 3 vjet e gjysëm funksionarët e BDI-së

Shpërndaje

Me 3 vjet e gjashtë muaj dënohen me burg funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për parregullsi në zgjedhjet lokale në vitin 2013-të në Çair.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte i pranishëm Ejup Alimi.

Vendimin e ka dhënë gjykatësja, Marija Kletniçka në Gjykatën Penale, ndërkaq lëndën e udhëhiqte ish prokurorja Speciale, Fatime Fetai.

Foto nga gjykata.

Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim me nga 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent Ejup Alimi.

Të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në Gjykatën Penale duhet ta dëgjojnë aktgjykimin të cilin do ta shqiptojë gjykatësja Marija Kletniçka.

Ata ngarkohen për parregullsi zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.

Gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast.