Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ‘sulmon’ Vjosa Osmanin

Shpërndaje

Driton Selmanaj, deputeti nga radhët e LDK-së me të marrë fjalën ka pasur një kërkesë të drejtpërdrejt nga kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që të ndal propagandën dhe tërë aparaturën e saj që funksion në kuadër të Vetëvendosjes.

Kjo pasi që sipas tij, në adresë të tij kanë ardhur 130 sms, në të cilët i bëhet thirrje që të mos votoj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Selmanaj ka kërkuar që Albin Kurti ti ndal militantet e tyre të mos i dërgojnë sms që mos të votohet mocioni.

“Në 113 sms kam marrë me mesazhin e njëjtë, mos ma vjedh votën mos u bë pjesë e klanit. Kjo nuk është forma si funksionon demokracia, prandaj po ju lus ndalojeni propagandën si mjet politik e që e kanë disa vende të tjera, të cilat nuk duhet t’i kemi model”, tha Selmanaj.

Ai tutje shtoi se LDK është fajtor pse e ka bërë Kurti kryeministër, e Hashim Thaci president. Madje tha se LDK mund të jetë fajtore edhe pse ka bërë kryeparalamentare Vjosa Osmanin.