Diasporë e dashur shqiptare!

Shpërndaje

Nga, Dervish Alimi

Ishte dhe është merita e Lëvizjes Besa qe ne Preambulën e Kushtetutës se RMV diaspora shqiptare u be për herë të parë kategori e barabartë kushtetuese me atë maqedonase!

Gjatë ndryshimeve të fundit kushtetuese, kur ASH trumbetonte pallavra dhe fjalë boshe, e la në baltë Lëvizjen Besa që punonte në heshtje, por që arriti vepra të mëdha. Fale saj, diaspora shqiptare sot përmendet si e barabartë me atë maqedonase!

Vallë, kaq shpejt harruat ju se ASH asokohe lavdërohej me korrigjimet gramatikore të lidhëses: DHE, SI EDHE, të cilat i shiste si ndryshime rrënjësorë që gjoja e barazonin pozitën kushtetuese?!

Të gjithë deputetët tjerë shqiptare që pasdite e quajnë veten opozitare (shih Alternativa), dhe paradite participonin në qeveri së bashku me BDInë heshtnin, por u deshën vetëm 2 deputetët e LB për t’ju dalë zot dhe për të bërë diferencën! Ata me këtë nuk u lavdëruan fare, sepse bënë vetëm punën e tyre, dhe e lanë që veprat të flasin me zëshëm se kopallat!

Nëse kjo ishte “tradhti”, atëherë heshtjen e 20 te tjerëve, si ta quajmë vallë?!

Nëse aq shumë ju “dhemb” vendlindja, atëherë bëni mirë të lexoni më shumë (edhe atë burime të dorës së parë), dhe të dëgjoni më pak ata që sot shtiren si gjoja opozitarë të vërtetë, por në fakt ishin dhe janë vetëm opozitarë të kontrolluar nga telekomanda e BDIsë!