Ekskluzive/Nikollova bashkëshortja e Buxhakut, garon numër 3 me rradhë në zonën e III nga BDl-ja?

Shpërndaje

Agjencia e Lajmeve Zhurnal eksluzivisht mëson se Meri Nikollova garon numër 3 me rradhë në zonën e III nga BDl, shkruan Zhurnal.mk

Ndonëse brenda pak kohe pritet që listat me kandidatët për deputet nga partitë politike duhet të finalizohen dhe të njejtat të dorëzohen në KSHZ, po bëhet një luftë e jashtëzakonshme se kush të zë vend në vendet fituese por edhe të paktën të kandidohet në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

BDl këtë herë pritet që sipas gjitha gjasave të garojë në të gjitha njësitë zgjedhore. Derisa në zonën e III-të zgjedhore si bartës liste e ka caktuar ish ministrin e ekonomisë Bekim Neziri, Sedat Ahmedov pritet që të jetë numër dy pas tij.

Numër tre me rradhë në këtë zonë pritet që të kandidohet Meri Nikollova Buxhaku e cila njëherit është dhe bashkëshortja e Agron Buxhakut e cila këto ditë pritet që të zyrtarizojë kalimin e saj në Bashkimin Demokratik për Integrim, ndërkohë që në profilin e saj zyrtarë në rrjetet sociale si foto profili figuron logoja e BDIsë.